Një ushtar sovjetik, i cili humbi në Afganistan gjatë pushtimit të vendit nga BRSS-së 33 vjet më parë, u gjet i gjallë dhe në shëndet të mirë, duke jetuar përkrah afganëve në krahinën veriore të Heratit.
Ushtari, i cili bënte një jetë gjysmënomadike, tashmë e quan veten Sheikh Abdullah dhe merret me praktikat e mjekësisë popullore, informoi të martën Agjensia Ruse e Lajmeve, “RIA Novosti”.
Me kombësi uzbeke, emri i vërtetë i ushtarit është Bakhretdin Khakimov dhe duket se ai përfitoi nga misioni i tij në vend, për të dezertuar dhe për t’u përshtatur në një jetë të njëjtë me atë të popullsisë vendase.
Duket se mikpritja afgane, jeta larg teknologjisë dhe shoqërisë moderne dhe ana e tij shpirtërore bënë që Abdullah të magjepsej me jetën në Afganistan dhe të vendoste të qëndronte në këtë vend, një prej më të prapambeturve në botë.
Khakimov konsiderohej i zhdukur që prej vitit 1980, pak muaj pas Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike lëshoi një operacion të gjerë mbi Afganistanin, pas rrëzimit të një qeverie komuniste prej një organizate islamike.
Konflikti u shndërrua në një lloj Vietnami për BRSS-në, që u largua humbës nga vendi në vitin 1989, në periudhën e Gorbaçovit, ndërsa terheqja e sovjetikeve ndihmoi në konsolidimin e talebanëve në vend.
I intervistuar nga përfaqësues të Komitetit të Ushtarëve të Humbur Sovjetikë, Khakimov ishte në gjendje të kuptonte rusishten, por jo më ta fliste.
Sipas “RIA”-s, ai nuk ka familje në Uzbekistan, pasi ishte ende një adoleshent kur u rekrutua për të luftuar muhaxhedinët në Afganistan, ndërsa prindërit duket se i kanë vdekur ndërkohë.
Rreth 15 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe dhe më shumë se një milionë afganë u vranë në konfliktin që zgjati një dekadë dhe kontribuoi në përshpejtimin e shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.
No comments:
Post a Comment