Tuesday, March 5, 2013

11-vjeçari gjendet i varur në pemë, policia dyshon për vetëvrasje


Një 11-vjeçar është gjetur i varur në një pemë këtë pasdite në fshatin Zenelaj të Sharrëas, i cili ndodhet në periferi të zonës së Kombinatit në Tiranë.
Trupi i pajetë i fëmijës është gjetur rreth orës 18:15 të ditës së sotme nga familjarët e tij. Sipas burimeve paraprake, varja është kryer me litarin e një kali, i cili i përkiste familjes së viktimës.
Familjarët kanë nxituar t’i japin ndihmën 11-vjeçarit me inicialet A.H, por fatkeqësisht pa rezultat.Trupi i pajetë është dërguar fillimisht në ambulancën e Kombinatit e më pas në QSUT për t’iu nënshtruar autopsisë.  Policia po heton në pistën e vetëvarjes/

No comments:

Post a Comment