Wednesday, March 6, 2013

Barca mund ta përmbysë Milanin

Futbollisti kryesor i Barcelonës, Lionel Messi, e ka bërë të qartë se skuadra e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur kundër Milanit, për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Blaugranët janë në disavantazh prej dy golash nga takimi i parë në San Siro dhe argjentinasi mendon se në Camp Nou ata do ta sigurojnë vizën për të vazhduar tutje.
“Mund t’ia dalim. Do të jetë e komplikuar, por do t’i shfrytëzojmë rastet tona për të vazhduar tutje”.
“Do të bëjmë gjithçka për t’i mposhtur, ashtu si na mposhtën ata neve. Ekipet italiane janë mirë të organizuara dhe nuk lënë hapësira në mbrojtje”, ka deklaruar 25-vjeçari.

No comments:

Post a Comment