Wednesday, March 6, 2013

Mourinho: Humbi ekipi më i mirë

Real Madridi nuk e meritoi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve – ka deklaruar Jose Mourinho.
Strategu portugez beson se Manchester Unitedi ishte skuadër më e mirë se të zgjedhurit e tij, edhe pse Mbretërit fituan me rezultat 2-1.
Përjashtimi i Nanit me karton të kuq e ndryshoi rrjedhën e lojës dhe Reali u kthye nga disavantazhi për të fituar.
“Pavarësisht vendimit për kartonin e kuq, ekipi më i mirë humbi”.
“Ne nuk e merituam fitoren. Ne nuk luajtëm mirë, por futbolli është i këtillë”, deklaroi Mourinho për ITV pas ndeshjes.

No comments:

Post a Comment