Thursday, March 7, 2013

PSG vazhdon në çerekfinale

Paris Saint-Germainit i ka mjaftuar një barazim prej 1-1 kundër Valencias për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë e zhvilluar në Mestalla përfundoi me rezultat prej 2-1 në favor të PSG-së, ndërsa pas ndeshjes kthyese, ekipi francez kualifikohet me rezultat të përgjithshëm prej 3-2. Skuadra franceze dukej e humbur në fushë gjatë pjesës së parë në mungesë të Zlatan Ibrahimovicit, ndërsa spanjollët e kishin të vështirë të realizonin. Los Che arritën që në gjysmën e dytë të kalonin në epërsi me anë të brazilianit Jonas (55’), mirëpo Ezequiel Lavezzi e nivelizoi takimin (66’). Në minutat e mbetura, Valencia nuk pati fuqi që ta shënonte së paku edhe një gol për ta dërguar lojën në vazhdime.

No comments:

Post a Comment