Thursday, March 7, 2013

La Liga: Varane, lojtari i javës

Raphael Varane shënoi një gol të vonshëm për t’i dhënë Real Madridit fitoren 2-1 ndaj Barcelonës, dhe ka siguruar vend në ekipin më të mirë të javës. Krahas Varane në mbrojtjen më të mirë rreshtohet edhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos. Në mesfushë spikat emri i Jesus Navas i cili shkëlqeu për Sevillan në fitoren 4-1 ndaj Celta Vigo, dhe ai i Giovani dos Santos, i cili bëri dy asistime në fitoren 2-1 të Mallorcas ndaj Granadas. Në sulm, Alvaro Negredo nuk ka si mungon pas hat-trickut për Sevillas, derisa Dorlan Pabon dhe Carlos Vela po ashtu janë të përfshirë në 11-shen më të mirë të javës pasi kontribuan në katër prej gjashtë golave në barazimit 3-3 në mes të Real Sociedad dhe Real Betis. Në vazhdim më të mirët e javës në La Liga: Portier: Dani Aranzubia (Deportivo La Coruna) Mbrojtës: Alexis (Getafe); Sergio Ramos (Real Madrid); Raphael Varane (Real Madrid). Mesfushorë: Jesus Navas (Sevilla); Barkero (Levante); Susaeta (Athletic Bilbao); Giovani dos Santos (Real Mallorca) Sulmues: Carlos Vela (Real Sociedad); Alvaro Negredo (Sevilla); Dorlan Pabon (Real Betis) Formacioni 3-4-3: Aranzubia Alexis – Ramos – Varane Navas – Barkero – Susaeta –Dos Santos Vela – Negredo – Pabon

No comments:

Post a Comment