Saturday, March 2, 2013

Reali nuk heq dorë nga titulli

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se skuadra e tij nuk është dorëzuar në garën për titullin e La Ligas, edhe pse gjendet 13 pikë prapa Barcelonës.
Të shtunën, Los Blancos u treguan edhe një herë më të fortë se Blaugranët në përballjet direkte këtë edicion dhe kjo i ka motivuar që të kërkojnë më shumë.
“Diferenca prej 13 pikësh në La Liga, është më e mirë se ajo prej 16. Distanca është ngushtuar dhe derisa ata të mos jenë matematikisht kampionë, ne jemi të obliguar të luftojmë”.
“Jemi të kënaqur me punën që kemi bërë. Me disa emra të tjerë në njëmbëdhjetëshin startues, ata që luajtën dëshmuan se kanë një vend aty. Ne i merituam tri pikët”, ka deklaruar spanjolli përCanal Plus

No comments:

Post a Comment