Thursday, March 7, 2013

SHBA, Apple lider i tregut me iPhone

Sipas të dhënave të fundit nga ComScore, Apple ka zgjeruar dominimin e saj si prodhuesi numër një i telefonave të mençur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka marrë edhe 3.5 për qind të tregut të përgjithshëm amerikan. Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple ka arritur të mbledh 37.8 për qind të tregut amerikan për një periudhë tremujore e cila ka përfunduar në janar 2013, duke lënë pas rivalët e saj kryesor. Menjëherë pas Apple vjen Samsung me 21.4 për qind, ndërsa HTC HTC, Motorola dhe LG mbajnë 9.7 për qind, respektivisht 8.6 për qind dhe 7 për qind të tregut të telefonave të mençur. Pas daljes në treg të modeleve të reja nga HTC dhe LG gjërat mund të ndryshojnë, mirëpo për momentin tregu amerikan i telefonave të mençur është duke u shndërruar në një treg me vetëm dy lojtar të mëdhenj dhe serioz. Kontribuesit kryesor në ndryshim mund të jenë modelet e reja të telefonave si BlackBerry Z10 dhe Nokia Lumia 520 dhe 720. /

No comments:

Post a Comment