20-vjeçari që këtë edicion ka bombarduar rrjetat e kundërshtarëve me 18 gola në 33 ndeshje zyrtare, ka zgjatur kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2018.
“El Shaarawy është shumë i sigurt tani. Pasi e ulëm moshën e përgjithshme të klubit gjatë verës, tani nuk do të kemi nevojë që t’i shesim lojtarët tanë më të mirë”.
“Ne jemi kthyer në binarë shumë shpejtë. Tifozët tanë e kuptojnë mirë këtë projekt”, ka thënë Galliani për Sky Sport.
Ndërsa El Shaarawy në profilin e tij në Twitter u shpreh kështu: “Jam i lumtur për këtë rinovim kontrate. E kam vazhduar kontratën deri në vitin 2018. Jam shumë i lumtur dhe krenar që e veshi këtë fanellë”.
No comments:
Post a Comment