Takimi i parë i zhvilluar në Donbass Arena përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2, dhe pas ndeshjes kthyese, Dortmundi fiton me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.
Kampioni i Gjermanisë e bëri të qartë që në pjesën e parë se e dëshironte kualifikimin duke shënuar dy gola.
Felipe Santana e zhbllokoi rezultatin (31’), pas harkimit të Mario Goetzes, ndërsa ky i fundit e dyfishoi epërsinë pas një kundërsulmi të shpejtë (37’). Robert Lewandowski ishte arkitekt i golit të dytë.
Klubi gjerman shënoi edhe një herë në gjysmën e dytë me anë të Jakub Blaszczykowskit (59’), për ta siguruar kualifikimin.
No comments:
Post a Comment