Wednesday, March 6, 2013

Wenger përpiqet t’ua kthejë vetëbesimin Topçinjve

Menaxheri i arsenalit, Arsene Wenger, është i vetëdijshëm se duhet t’ua kthejë vetëbesimin lojtarëve të tij, pas dështimeve të fundit.
Topçinjtë janë eliminuar nga të dyja kupat vendore dhe janë pranë eliminimit nga Liga e Kampionëve, pasi u mposhtën me rezultat 1-3 nga Bayern Munichu në Emirates.
Ndërkaq, Arsenali u mposht edhe në derbin londinez nga Tottenhami në ndeshjen e vlefshme për pozitën e katërt në Ligën Premier.
Strategu francez ka kërkuar nga skuadra që të mos dëshpërohet, porse të reagojë në mënyrën më të mirë për t’i fituar ndeshjet e mbetura të sezonit. /

No comments:

Post a Comment