Tuesday, March 5, 2013

Starton CR7, Rooney në bankën rezervë



Ashtu siç është pritur, superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të jetë në formacionin bazë të Los Blancos në rikthimin e tij në Old Trafford.
Nga ana tjetër, Sir Alex Ferguson ka vendosur ta lë në bankën rezervë Wayne Rooneyn, ndërsa në fazën e sulmit ka angazhuar Robin van Persien, Danny Welbeckun dhe Nanin.
Legjenda Ryan Giggs do të regjistrojë paraqitjen e njëmijtë në karrierë, pasi është pjesë e formacionin startues të Djajve të Kuq.
Karim Benzema është lënë në bankën rezervë nga Jose Mourinho, i cili ka preferuar të luajë më Gonzalo Higuanin në sulm.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Rafael, Ferdinand, Vidic, Evra; Carrick, Cleverley, Giggs; Nani, Welbeck, Van Persie.
Banka rezervë: Lindegaard, Evans, Valencia, Young, Kagawa, Rooney, Chicharito.
Formacioni startues i Real Madridit: Lopez; Arbeloa, Varane, Ramos, Coentrao; Alonso, Khedira; Di Maria, Ozil, Ronaldo, Higuain.
Banka rezervë: Adan, Pepe, Kaka, Benzema, Albiol, Callejon, Modric.

No comments:

Post a Comment