Monday, March 4, 2013

Pas 20 Viteve e kupton qe bashkshorja tij ishte burr

Një ngjarje tronditëse i ka ndodhur një 64-vjeçari nga Belgjika, i cili vetëm pas 20 vitesh martesë mori vesh se ishte martuar me një burrë dhe jo me një grua ashtu siç pretendonte ai. Ai sapo ka marrë vesh që bashkëshortja e tij ishte një burrë, por me anë të ndërhyrjeve kishte ndryshuar gjininë, ai është divorcuar. Jan ishte martuar me tajlandezen Monica në vitin 1993 dhe vetëm para pak ditësh mësoi se ajo ishte një transvestite dhe se në vitin 1991 kishte bërë shumë ndërhyrje kirurgjikale për të ndërruar gjininë. Burri kishte nisur të dyshonte, pasi bashkëshortja e tij nuk dëshironte fëmijë, duke u justifikuar se ai i kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Madje, Monica e kishte mashtruar dhe për ciklin e menstruacioneve duke vendosur peceta çdo muaj. Të gjitha veprimet e saj nuk e linin Jan të dyshonte asgjë gjatë këtyre viteve. Burri e zbuloi gjininë e gruas, vetëm kur kjo e fundit e tradhtoi me një mikun e tij dhe ky i fundit i kishte treguar gjithçka. Tashmë ai i shokuar nga ngjarja ka kërkuar divorcin e menjëhershëm nga Monica. /KP

No comments:

Post a Comment